Policia thotë se pronari i një kafe të quajtur “Java jugës” në menynë e vetë ka të vendosur edhe “seksin”, duke fituar shuma të mëdha parash me një biznes jo shumë ligjor.
Carmela Panico, e cila gjithashtu ka në pronësi një dyqan kafeje të quajtur Twin Peaks, u arrestua dhe u akuzua për prostitucion dhe pastrim të parave.
Policia thotë se punëtoreve u kërkohet të veshin bikini për të punuar dhe “gjobitën” nëse ndonjëherë nuk janë në “nivelin e tyre”.
Punëtoret thanë se çmimi për një filxhan kafe fillon nga 6 deri në 20 dollarë, transmeton Telegrafi.
Punëtoret gjatë shërbimit kanë përfituar gjithashtu nga “dridhja e gjinjve” dhe ekspozimi i “gjenitaleve”.
Panico, një ish-balerine lakuriq, thuhet se ka përvetësuar rreth dy milionë dollarë në më pak se tre vjet.
Dhe ajo me sa duket kishte ndihmë. Verën e kaluar, në këmbim të seksit, një rreshter u arrestua për “fshehjen e të dhënave” gjatë hetimeve.



