Çfarë ndodh me trurin, kur pini një filxhan kafe? (Video)

PUBLIKUAR

ccedil-far-euml-ndodh-me-trurin-kur-pini-nj-euml-filxhan-kafe-video_hd

Edhe pse shumica mendon se pa një filxhan kafe nuk mund ta fillojë ditën, shkenca ka pretendime tjera.

Në fakt, sa herë që ne jemi zgjuar, materia kimike e quajtur adenosine ngadalë grumbullohet në tru. Pas kësaj, ajo është e lidhur me receptorët e caktuar brenda dhe ato ngadalësojnë aktivitetin e njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.

Kështu, aq më e madhe që është sasia e adenosinës në tru, aq më shumë ndjehemi të lodhur. Ky është shpjegim logjik, kur ne e dimë se pagjumësia e gjatë krijon lodhje më të madhe të organizmit.

Kur biem në gjumë, sasia e adenosinës në tru ulet, pastaj rritet gradualisht vigjilenca.

Shkencëtarët kanë zbuluar se adenosina dhe kafja janë të ngjashme në strukturën kimike. Kur e pimë një filxhan kafe, kafeina brenda lidhet me adenosinën dhe disi fillon për të konkurruar me receptorët e saj në tru. Por, pasi adenosina për këtë lidhje nuk është materie e njëjtë kimike, efektin e të qenët të përgjumur truri ynë nuk e ndien.

Një reagim i tillë i trurit është i mirë për personat që ndjehen të lodhur e nuk e duan këtë. Por, kur marrim shumë kafeinë në intervalin e njëjtë, truri jonë krijon prapë adenosinë dhe menjëherë ndodhemi në një rreth vicioz për çka prapë duam të flemë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...