Është e zakonshme që në pjatë të keni anash patate të fërguara, por jo edhe në shtrat.
Dashamirët e ushqimit, tashmë mund të kenë specialitetet e tyre, ndërsa janë duke fjetur.
Çfarë e bënë edhe më të veçantë këtë shtrat për dy persona, është se këto ‘patate’ në fakt janë jastëk.
Ky shtrat nga druri, është pjesë e koleksionit të mobilieve ‘Bompas and Parr’ që do të lansohet së shpejti.
I tërë koleksioni, është i bërë me temën e ushqimit dhe pijeve./Telegrafi/