“The Voice”, këtë fundjavë në Kosovë

PUBLIKUAR

20140828160303491600

Edhe dy ditë do të fillojnë në Kosovë audicionet e hapura për përzgjedhjen e talenteve.

Ekipi i spektaklit muzikor televiziv do të arrijë këtë fundjavë në Kosovë në përpjekje për të gjetur talentë në muzikë që do të përfshihen në garën për çmimin e madh të zërit më të mirë shqiptar për vitin 2014.

Përfaqësuesit e “The Voice of Albania” kanë ftuar të interesuarit për pjesëmarrje në audicionet e hapura që do të nisin të shtunën në Kosovë.

Sipas njoftimit të “The Voice” audicionet fillimisht do të mbahen më 30 gusht prej orës 10:00 në Gjakovë tek Pallati i Kulturës dhe në Prizren tek Teatri Profesionist i Prizrenit, pranë Shtëpisë së Kulturës. Ndërsa një ditë më vonë më 31 gusht po prej orës 10:00 aplikimet do të vazhdojnë në Prishtinë tek Pallati i Rinisë, pranë studiove të Top Channel.

Ky është edicioni i katërt i “The Voice of Albania” i cili sivjet është vlerësuar se ka nisur mjaft suksesshëm, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e konkurrentëve në audicione. Juria tashmë është përzgjedhur dhe ajo të përbëhet nga këngëtarët e njohur Elsa Lila, Sidrit Bejleri, Alma Bektashi dhe Genc Salihu.

20140828160046133

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...