Shoferi e futi Lamborghinin në dyqan, duke dashur ta parkojë sa më mirë

PUBLIKUAR

Në Preston të Anglisë, një shofer përpiqej që të gjejë një pozitë sa më të mirë të super-veturës së tij për t’i bërë fotografi.

Por, ky Gallardo që shpejtësinë prej zero deri në 100 km/h e arrin për 3.4 sekonda, i doli nga kontrolli dhe hyri në dyqan, transmeton Telegrafi.

Ai po përpiqej që të gjente një kënd sa më të përshtatshëm, për ta vendosur veturën ngjyrë portokalli që kushton afro 200 mijë euro, por gjërat nuk shkuan sipas planit

Pos xhamit që theu, Lamborghini është ndeshur edhe për një orendi që ndodhej brenda lokalit duke marrë dëme të konsiderueshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...