Pushimet e këndshme të Miriamit dhe Albanit

PUBLIKUAR

aa

Dashuria e tyre është një prej më të lakmuarave dhe këtë gjë ata nuk e kanë problem, madje e tregojnë publikisht. Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, po shijojnë një periudhë pushimesh të këndshme së bashku, ku gjatë tyre janë ndalur në jug.

Në profilin në Instagram, Miriami ka publikuar pamje nga Zvërneci dhe më tej një fotografi selfie e buzëqeshur, me detin në sfond.

Jo vetëm kaq por nga një tjetër ambient, Miriami ka postuar një fotografi me natyrën mbas, ku Albani e mbulon me puthje.

Më tej ajo ka postuar një fotografi me formën e një zemre prej rëre, ku shkruan, “Kam diçka për ty”.

Kujtojmë se prej disa vitesh Miriami dhe Albani jetojnë bashkë dhe lidhjen e dashurisë e kanë kurorëzuar me fejesë, ndërsa siç vetë kanë deklaruar po mendojnë për ta kurorëzuar lidhjen në martesë, por kjo gjë do të ndodhë në momentin që ata të gjejnë pak kohë nga angazhimet e tyre të shumta.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...