Nuk mund ta besoni se sa paguhet berberi i presidentit francez (Foto)

PUBLIKUAR

Berberi i presidentit francez Francois Hollande fiton një pagë bruto prej 9,895 euro në muaj, sipas një raporti në frëngjisht të javores Le Canard Enchaîné, të botuar të mërkurën.

Berberi, i quajtur nga gazeta si Olivier B., ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me shefin e shtabit të Hollande në maj të vitit 2012, raporton AFP, duke cituar Le Canard, përcjell Telegrafi.

E gjatë rrjedhës së mandatit të presidentit, që përfundon vitin e ardhshëm, berberi do të ketë marrë një pagë bruto prej më shumë se 590,000 eurosh.

Sipas Le Canard, berberi i presidentit francez rregullisht ndjek Hollande gjatë udhëtimeve të tij.

“Zotëri B. angazhohet në ruajtjen e sekreteve, gjatë dhe pas përfundimit të kontratës së tij, në punën që ka bërë dhe informacionet në të cilat ai ka pasur qasje”, thuhet në kontratë, sipas Le Canard. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...