Kujdesi ndaj të sëmurëve në kurriz të familjeve

PUBLIKUAR

Shëndetësia e Maqedonisë nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për kujdesin e të moshuarve të cilët nuk janë në gjendje që të kujdesen për veten e tyre, kështu që barra bie vetëm tek familjet ,alarmon sektori civil. Ata pohojnë se kompensimi prej 3846 deri në 4348 denarë (64-72 euro) është simbolik, në krahasim me shpenzimet reale mujore, që sipas analizave arrijnë deri në 21.912 denarë (rreth 350 euro).

“Kjo shumë prej 3.800 apo 4.500 e dhënë nga shteti është e mjaftueshme që t’i mbulojë vetëm nevojat bazë për furnizimin e materialeve të nevojshme dhe ilaçeve që janë të lidhur me kujdesin, për fat të keq nuk është aspak e mjaftueshme për të mbuluar fuqinë punëtore të nevojshme për të siguruar kujdesin, nuk është e mjaftueshme as për të punësuar një të huaj, dhe as të vendoset në një institucion të përshtatshëm”, tha Borjan Pavlovski nga Shoqata ESE.

Në vitin 2015, 27.663 persona kanë përdorur mjete nga shteti për kujdes, që do të thotë se është në rënie në krahasim me vitin 2014, kur numri ishte në 31,896 mijë. Kjo sipas hulumtimeve është për shkak të procedurave të ashpërsuara dhe ndërlikimit të procedurës për marrjen e mjeteve për këtë synim. Sipas hulumtimit pilot, strehim në një objekt privat për një person të sëmurë ose të moshuar për një muaj kushton mbi 22.000 denarë. Sektori joqeveritar kërkoi rritje të ndihmës financiare për më së paku sa pagesa minimale në Maqedoni./Alsat-M

SHIKO MË SHUMË

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...