Siç bën para çdo raporti të të ardhurave tremujore, Samsung sot ka publikuar fitimet e tremujorit të dytë të vitit 2016.
Kompania pret që fitimet e tremujorit të dytë të shkojnë deri në 7 miliardë dollarë, një 17% më shumë se tremujori i njëjtë i vitit të kaluar.
Kjo do të thotë se Samsung është duke u forcuar në termat e fitimeve më shumë se dy vjet e fundit, krejt falë celularëve të rinj si Galaxy S7 dhe S7 Edge, transmeton Gazeta Express.
Celulari më i madh dhe më i shtrenjtë i Samsung, Galaxy S7 Edge, është duke u konsideruar si celulari më i dëshirueshëm në botë, duke i ndihmuar kështu kompanisë që të rrisë fitimet.


