Fillon punën Stacioni Policor në Lubizhdë

PUBLIKUAR

Me qëllimin më të mirë për të krijuar siguri dhe rend,  për të krijuar një partneritet  me qytetarët e Komunës së Prizrenit, për të qenë më afër tyre dhe për t’i ‘u përgjigjur sfidave që dalin para nesh,   prej tani ka filluar të punojë Stacioni Policor në Lubizhdë i njohur edhe si Stacioni Policor – Veriu. Ky stacion është i vendosur në objektin e drejtorisë rajonale dhe është plotësisht i kompletuar edhe me personel edhe me logjistikë për të kryer detyrat dhe për t’u ballafaquar me sfidat të cilat e presin.  Iniciativën për themelimin e stacionit të ri e ka marrë Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe është përkrahur pa rezervë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Stacioni i ri e ka të definuar qartë territorin që do ta ketë në  kompetencë dhe ky territor përbëhet prej 27 fshatrave me rreth 43874 banorë të etnive të ndryshme, me 172.41m2. Po ashtu në këtë territor veprojnë numri më i madh i bizneseve dhe operatorëve ekonomik por edhe objekte tjera të rëndësishme.

I njoftojmë qytetarët e këtyre fshatrave që kurdo që kanë nevojë për dokumentacion që jepet nga policia tani e tutje të vijnë në Lubizhdë.

1. Caparc

2. Arbanë

3. Gërnaçar

4. Kabash

5. Krushë e Vogël

6. Korishë

7. Landovicë

8. Lubizhdë

9. Lutogllavë

10. Malësi e Re

11. Medvec

12. Novakë

13. Novosellë

14. Petrovë

15. Piranë

16. Prizren (një pjesë)

17. Randobravë

18. Sërbicë e Epërme

19. Sërbicë e Poshtme

20. Skorobisht

21. Smaç

22. Shpenadi

23. Trepetnicë

24. Velezhë

25. Vërbiçan

26. Dojnicë

27. Zojz

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...