Firma “Off-shore” nga Karaibet qëndrojnë pas marrjes së Makpetrol

PUBLIKUAR

Ofertuesi për Makpetrol fshihet në ishujt Karaibe. Gjurmët për firmën “Ballkan Petroleum” përfundojnë në Ishujt e virgjër britanik, në një firmë e cila është pjesë e dokumenteve të Panamasë, ka publikuar Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas regjistrit qendror të Qipros pas tërë këtij operacioni qëndrojnë firmat „Dalia Global Corporation“ dhe “Vollandes assets corporation”.

Këto dy firma me investim prej nga 500 euro, më 17 maj në Limasol të Qipros e themelojnë firmën Davolia. Kompania e porsahapur për shumë të njëjtë prej 1000 euro, 11 ditë më vonë në Londër e themelon firmën “Ballkan Petroleum” e cila më 8 qershor shpall ofertë për marrjen e Makpetrol.

Këto firma nuk kanë adresa klasike por vetëm kuti postare të hapura në qytezën Road Town në Ishujt e virgjër.

“Dalia Global” dhe “Vollandes” janë emrat e dy firmave të mbyllura para 3-4 vitesh, por këtë vit janë shfaqur sërish në regjistrin qendror të Qipros.

Tani që të dyja qëndrojnë pas ofertuesit për Makpetrol.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...