Rrjetet sociale po na ‘mbyllin gojën’

PUBLIKUAR

rrjetet-sociale-po-na-lsquo-mbyllin-goj-euml-n-rsquo_hd

A do të postoni ndonjë çëshje politike në Facebook, apo ndonjë qëndrim tuajin në Twitter, pa menduar se do të kritikoheni nga të tjerët.

Një studim i bërë nga ‘Qendra për Hulumtime Pew’ dhe Universiteti Rutgers, tregon se çdo ditë e më shumë njerëzit po mbyllen në vete duke mos dashur të flasin për tema ‘të nxehta’.

Në hulumtimin e bërë me 1.801 respondent, ka rezultuar se shumë nga ata nuk do të postonit qëndrimet e tyre në rrjetet sociale dhe do ti mbanin si opinione vetëm për vete.

Vetëm 42% kanë thënë se do të diskutonin për qështje që i shqetësojnë, kurse 86% nga ata mendimet e tyre do ti mbanin vetëm për vete.

Respondetntë e këtij hulumtimi që janë të gjithë të rritur, kanë thënë se e njëjta gjë ndodhë edhe jashtë rrjeteve sociale, kur ata janë me familje apo shoqëri.

Sipas drejtuesve të këtij hulumtimi, thuhet se kjo është një ‘Spirale e Heshtjes’ që bënë njerëzit të mos flasin, pasi mendojnë se mendimet e tyre janë unike dhe që kritikohen nga të tjerët./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...