Zhgënjehen keq me veturën e shtrenjtë, e shkatërrojnë me tank (Video)

PUBLIKUAR

Një çift bashkëshortor nga Australia, janë zhgënjyer nga makina që thonë se nuk është punuar mirë e nuk ishte e sigurt, ndaj kanë vendosur ta shkatërrojnë me tank.

Joe dhe Kate e kanë blerë për 40 mijë dollarë një Dodge Journey, por më pas kanë shpenzuar edhe më shumë para për ta riparuar.

Megjithëse vetura ishte blerë e re, ishte dërguar shpesh te mjeshtri sepse kishte pasur nevojë për riparim, transmeton Telegrafi.

Brenda tri vitesh, automobilit iu ka prishur motori, i ka rrjedhur vaji nga rezervuari i plasaritur për në sistemin e ftohjes, kishte probleme me baterinë, ndërsa xhamat e dritareve kanë rënë papritmas.

Ata janë ankuar shumë herë te Fiat Chrysler Automobile, por janë injoruar dhe kthyer prapa pa asnjë ndihmë.

Duke mos dashur që një pronar i ri të ketë këto problem me veturën e tyre, ata kanë zgjedhur një mënyrë unike për ta shkatërruar.

Shikoni në videon e plasuar më poshtë, se si kthehet në metali skrapi ky Dodge Journey, pasi mbi të kalon tanku që peshon dhjetëra tonelata. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...