Propozim extrem me parashutë: bie “aksidentalisht” unaza

PUBLIKUAR

uu_9476

Një parashutist entuziast ka vendosur të surprizojë të dashurën e tij duke i propozuar për martesë në mbi 4 kilometra lartësi. Ata supozohej të bënin një hedhje ekstreme me parashutë por propozimi për martesë me një unazë në dorë e ka bërë akoma më emocionuese atmosferën për të dy.

Zjarrfikësi nga Kalifornia, Brandond, nxjerr unazën për të dashurën e tij Nicole, e cila as nuk e mendonte një gjë të tillë, por aksidentalisht unaza i rrëshket nga duart dhe bie poshtë. Për fat e gjithë kjo ishte pjesë e inskenimit të surprizës pasi ajo nuk ishte e vërtetë dhe diçka më e madhe i priste të dy në tokë.

Brandon kishte mbledhur familjarë të tij dhe shumë miq për ta bërë ceremoninë e fejesës së tyre zyrtare për të gjithë, tani me një unazë të vërtetë me diamant. Nën atmosferën e gëzueshme të familjarëve që duartrokisnin dhe i përgëzonin Nikole tha “po” dhe gjithçka u mbyll me një fund të lumtur.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...