Cyrus dhe Beyonce, fituese të MTV VMA (Foto)

PUBLIKUAR

cyrus-dhe-beyonce-fituese-t-euml-mtv-vma-foto-video_2_2_2_hd

Miley Cyrus ka fituar çmimin kryesor, “Video of the Year”, në MTV Video Music Awards, që u realizua mbrëmë në Los Angeles.

Këngëtarja, e cila nga një idhull fëmijësh është shndërruar në provokatoren më të madhe dhe më seksi të skenës muzikore, e fitoi çmimin për videon e saj transformuese “Wrecking Ball”. Cyrus mposhti videon e Beyonce dhe Jay-Z, “Drunk In Love” dhe atë të Pharrell Williams, “Happy”.

Në anën tjetër, Beyonce fitoi një çmim tjetër të rëndësishëm, atë për të arritura në karrierë që tash quhet “Michael Jackson Video Vanguard Award”. Këngëtarja amerikane po ashtu fitoi edhe në kategorinë “Best Collaboration”, çmim të cilin e ndau me burrin e saj Jay-Z.

rita ora vma

Çmimi “Artist to Watch”, që jepet për artisët e rinj që debutojnë në skenë, shkoi në duart e grupit të vajzave Fifth Harmony për videon “Miss Movin’ On”, që mposhtën Sam Smith me “Stay With Me” dhe 5 Seconds of Summer me “She Looks So Perfect”.

As djelmoshat e këtij grupi, 5 Seconds of Summer, nuk dolën të zhgënjyer krejtësisht nga ngjarja, pasi mposhtën Ariana Grande, Katy Perry dhe Demi Lovato për të fituar çmimin “Best Lyric Video” për këngën “Don’t Stop

miley cyrus vma

Katy Perry fitoi çmimin “Best Female Video” për “Dark Horse” në bashkëpunim me Juicy J, derisa Ed Sheeran mposhti Eminem, John Legend, Pharrell Williams dhe Sam Smith për të fituar çmimin “Best Male Video” për videon “Sing” në bashkëpunim me Pharrell Williams.

Lorde ftoi “Best Rock Song” për videon “Royals”, derisa Drake fitoi “Best Hip Hop Video” me videon “Hold On (We’re Going Home)”, në bashkëpunim me Majid Jordan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...