Aeroplani që u nis nga Prishtina ka ateruar në aeroportin Ataturk! (Foto)

PUBLIKUAR

Në linjën e rregullt për Stamboll, një fluturim i Turkish Airlines është nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në orën 21:11 minuta.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka thënë për Telegrafin se aeroplani i Turkish Airlines tani është në hapësirën e Stambollit.

“Turkish Airlines është nisur nga aeroporti ynë dhe është në hapësirën e Stamboll-it tani por a do të ateroj aty kjo varet nga autoritetet e aeroportit të Ataturk-ut”, ka thënë Gara.

Mirëpo sipas informatave në faqen e Turkish Airlines thuhet se tashmë aeroplani ka ateruar.

Nga shpërthimi që ndodhi më parë në Aeroportin Ataturk në Stamboll deri më tani kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe 40 tjerë të lënduar. /Telegrafi/

13563250_915331348613422_1433581887_n

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...