Familja shqiptare me katërnjakë, fiton lejen e qëndrimit në Gjermani

PUBLIKUAR

Katërnjakët e famshëm të familjes refugjate shqiptare Keta, të lindur në Jena të Gjermanisë, tashmë kanë mbushur 8 muaj nga lindja.

Pas shumë peripecish e ecejakesh, më në fund familja ka fituar të drejtën për të qëndruar në Gjermani, së paku përkohësisht.

“Ajo është pranuar, njohur si rast i rëndë”, ka thënë për mopo.de, ministri për migracion në Landin e Thüringenit, Dieter Lauinger.

Ai ka shtuar se “familja tash, pas braktisjes së vendit dhe lindjes së katërnjakëve ka mundësinë më në fund t`i kushtohet sfidave për rritjen e fëmijëve mbi një bazë të sigurt”.

Familja fillimisht fiton një leje qëndrimi për dy vitet e ardhshme, transmeton albinfo.ch

Në rast se ajo ia del që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten, është e mundur edhe zgjatja e mëtejshme e lejes së qëndrimit.

“Ky është një sinjal i mirë”, thotë Lauinger.

Ai thotë se shpreson që së tash do të sqarohen të gjitha çështjet lidhur me përkujdesjen mjekësore dhe që familja së shpejti që qëndrojë edhe financiarisht në këmbët e veta, përcjell albinfo.ch.

Familjes i kanosej kthimi në vendin e prejardhjes pasi që Shqipëria është shpallur vend i sigurt nga Gjermania dhe shtetasit e saj, sipas rregullit, nuk mund të fitojnë azilin në Gjermani.

Rreth dy muaj më parë: Amelia, Frederic, Olivia dhe Xhesika ishin pagëzuar në kishën e vendit dhe kumbarë i tyre (nun) qe bërë kryeministri.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...