Arsyeja pse Thaçi ka veshur këtë këmishë të bardhë në Panama (Foto)

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar tash e disa ditë në shtetin e Panamasë.

Atje ka marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të zgjerimit të Kanalit të Panamasë, ndërkaq ka deklaruar se po ashtu është në lobim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net

Por në të gjitha paraqitjet publike që i ka bërë ai në facebook, shihet veshur me një këmishë të bardhë. Në fakt kështu nuk duket vetëm Thaçi, por të gjithë liderët dhe pjesëmarrësit në ceremoni.

‘Formal Montuno’, quhet veshja tradicionale në Panama e cila përbëhet nga këmisha e bardhë e gjatë dhe me jakë të ngushtë. Veshja po ashtu përbëhet nga pantolona të zi, një kapele dhe një çantë e varur në krah dhe këpucë të bardha me të zezë.

Kjo veshje zakonisht përdoret nëpër ceremoni të festave të vendit. Kjo veshje e burrave, përcillet me atë të grave e cila po ashtu është e veçantë siç mund ta shihni në foto. /Telegrafi/

Hashim-Thaci-2

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...