I ndalohet qasja në ujësjellës: Gërmon 40 ditë derisa e hapë bunarin, sot furnizohet i gjithë fshati (Video)

PUBLIKUAR

Zyrtarët komunal në Nagpur të Indisë, kanë refuzuar kërkesën e familjes së shtresës së ulët që të lidhen në rrjetin e kanalizimit.

Mirëpo, Bapurao Tajne nuk ka lejuar që familjarët e tij të diskriminohen, dhe ka filluar të gërmojë për të hapur një bunar, transmeton Telegrafi.

Ai ka punuar pa ndërprerë për 40 ditë, ndërsa fshatarët e qeshnin meqë nuk kishin shpresë se do të dilte ujë.

Por bunari që e ka hapur ai, tani po e furnizon tërë fshatin me ujë, e jo vetëm anëtarët e tij të familjes.

“Nuk lejova që dikush nga shtresa e lartë, të na diskriminojë. Ata që më qeshnin, tani po vinë të marrin ujin, që është i hapur për të gjithë”, ka thënë Tajne, i cili jeton në një pjesë periferike.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...