Shumë shpesh ndodh të mos kuptohen, por është edhe e mundur që qentë e macet të bashkëjetojnë paqësisht.
Me siguri ia keni bërë ndonjëherë vetes këtë pyetje: pse qeni e macja s’shkojnë mirë? Përgjigjia është fare e thjeshtë: nuk kuptohen. Problemi i vërtetë duket se është perceptimi i lëvizjeve të tyre.
Nëse për shembull macja ka bishtin e ngritur dhe i afrohet qenit, do të thotë se ka ndërmend të bëjë miqësi. Ndërsa për qenin, bishti i ngritur do të thotë… provokim.
Në të kundërt, nëse qeni tund bishtin, macja që lëviz bishtin vetëm kur është i shqetësuar, trembet dhe vendoset në pozicion mbrojtjeje.
Gjithsesi është e mundur që qentë e macet të bashkëjetojnë paqësisht. Duke u rritur bashkë, mësojnë dalëngadalë të njihen reciprokisht, duke pranuar diversitetin e tyre e duke u mësuar me gjuhën e tjetrit.



