Nuk i pëlqen trajtimi i vetullave, rrihet brutalisht me punonjëset e sallonit (Video, +18)

PUBLIKUAR

Në Essex të Anglisë, njw kliente e pakënaqur me shërbimin ka sulmuar punonjësen e sallonit, pasi nuk i pëlqeu trajtimi i vetullave.

Gruaja që kishte paguar dhjetë funte për t’i formësuar dhe lyer vetullat, është bërë e dhunshme pasi rezultati final nuk i doli ashtu si e priti, transmeton Telegrafi.

Pasi e ka sulmuar njërën nga punonjëset, kolegia saj i ka dalë në ndihmë duke e qëlluar me bishtin e shtupës.

Gratë e përfshira në rrahje, kanë dalë nga salloni dhe kanë vazhduar të grushtohen dhe të shkulen për flokësh, derisa ndodheshin në rrugë.

Shikoni në videon e publikuar nga Metro, se si janë përleshur ato. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...