Policët e rrethuan dhe qëndruan para shtëpisë së boshatisur për 11 orë (Foto)

PUBLIKUAR

Në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, Policia e ka rrethuar një shtëpi dhe kanë kërkuar nga i dyshuari që të dorëzohet.

Meqenëse, burri që e kishte sulmuar gruan nuk dukej gjëkundi, në objektin e banimit është hedhur gaz lotsjellës dhe është lëshuar makina robotike, që bën regjistrimin me kamerë.

Por, pas 11 orësh gatishmëri, policët janë kthyer duarthatë, sepse në shtëpi nuk ndodhej askush.

Mësohet se burri që e kishte rrahur dhe kërcënuar me jetë gruan e tij, kishte ikur para se aty të shkonin forcat e rendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...