Aeroporti më i gjatë në botë, që zë komplet një ishull (Foto)

PUBLIKUAR

Në 20 vitet e fundit, janë ndërtuar aeroporte gjigante në të cilat kryhen fluturime të shumta, por ky rast dallon nga të tjerët.

Kjo ndërtesë e rrallë që ndodhet në Japoni, ka zënë sipërfaqen e tërë ishullit, ndërsa është ndërtuar nga materiali i marrë nga tri male në afërsi, si dhe miliona metra kub beton, transmeton Telegrafi.

Aeroporti 2

I përfunduar në vitin 1994, aeroporti ndërkombëtar i Kansait është një mrekulli e arkitekturës, teknologjisë dhe inxhinierisë, në të gjitha aspektet.

Në mënyrë që të gjallërohet kjo pjesë, dhe të jetë në hap me zhvillimet që ndodhnin në Tokio, është menduar që të ndërtohet një aeroport në ishullin që gjendet në qendër të regjionit Osaka.

Aeroporti 3

Por, më pas është menduar që tërë sipërfaqja që ka 38-kilometra, të kthehet në aeroport që do të punonte në pavarësi të plotë nga pjesët tjera të vendit.

Që të sigurohet sipërfaqja e ishullit, janë vendosur përreth 48 mijë katërkëndësha betoni, si dhe 178 milion metra kub dhe, që janë marrë nga malet në afërsi.

Aeroporti 4

Pasi bazamenti ka qenë i sigurt, ka filluar ndërtimi i aeroportit me mjetet më të fundit të teknologjisë.

Megjithëse është punuar më shumë për të transportuar mallra, ky vend po shfrytëzohet edhe nga kompanitë ajrore, të transportimin e udhëtarëve.

Aeroporti 5

Sipas një hulumtimi, në 20 vitet e fundit në këtë aeroport nuk ka humbur asnjë valixhe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...