Emine Çunmulaj falënderon Sabri Fejzullahun

PUBLIKUAR

emine

Njëra ndër emrat më të njohur të industrisë së modës, Emine Çunmulaj, ndonëse jeton dhe vepron në Amerikë, shpesh na ka treguar se nuk e harron prejardhjen e saj.

Ajo përveç se shkruan në gjuhën shqipe nëpër faqet e ndryshme në rrjete sociale, herë pas herë poston edhe këngë shqipe. Së fundmi bukuroshja malësore ka postuar një këngë të Sabri Fejzullahut, ndërsa këngëtarin në fjalë e ka quajtur si më të fortin e skenës shqiptare.

“Sot zemra ime është me gjithë mërgimtarët … Sepse jeta është e shkurtër … Faleminderit Sabri Fejzullahu për muzikën tënde të mrekullueshme që sot më prek zemrën. Je më i forti i muzikës Shqiptare”, shkruan Emina, në faqen e saj zyrtare në facebook. E ky mbishkrim i bukuroshes ka bërë bujë të madhe. Kjo duke u bazuar në komentet e shumtë që asaj i kanë arritur poshtë këngës së Sabriut të cilën Çunmulaj e ka në murin e saj në llogarinë ‘facebook’.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...