Garë për hapjen e varreve në Hungari (Foto)

PUBLIKUAR

Dhjetëra gërmues të varreve janë tubuar në varrezat kombëtare, në garën e parë për hapjen e varreve.

Pjesëmarrësit konkurruan në 18 ekipe nga 2 persona dhe morën përmasat në bazë të së cilave duhej të gërmonin varrin.

Garuesit, përveç shpejtësisë së gërmimit gjykoheshin edhe në mënyrën dhe saktësinë e kryerjes së punës.

Ata ishin të lirë në zgjedhjen e mënyrës së gërmimit përveç se ndalohej që të dy të gërmonin në të njëjtën kohë, përcjell lajmi.net.

“Ky aktivitet është organizuar me qëllim për të tërhequr të rinjtë në këtë profesion pasi është e vështirë të zëvendësohen punëtorët në pension”, ka treguar organizatori i garës.

Ekipi i cili ka përfunduar punën më shpejtë ka fituar të drejtën e marrjes pjesë në një garë rajonale në Sllovaki në nëntor.

v1

v2

v3

v4

v5

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...