Momenti drithërues është filmuar ditë më parë kur një panterë iu sul një burri në një kopsht zoologjik. Por fatmirësisht, e gjithë ngjarja nuk është ashtu siç duket në shikim të parë.
Videoja tregon panterën e cila derisa po e vështronte burrin, niset drejt tij, i cili ishte i kthyer me shpinë nga pantera, përcjell Telegrafi.
Por, në fund e gjitha duket se është bërë për lojë. Pantera vjen te burri, luan paksa me të dhe madje edhe “puthen”. /Telegrafi/


