Për shkak të mungesës së pauzës për tualet, detyrohen të veshin pelena në orar të punës

PUBLIKUAR

Punëtorët në industrinë amerikane të mishit të pulës, ballafaqohen me probleme të ndryshme në vendin e punës, sidomos kur është fjala për pushimin dhe shkuarjen në tualet, pasi punëdhënësit e tyre vazhdimisht ua shkurtojnë kohën e pauzës në mënyrë që të ruajnë ritmin e prodhimit, thuhet në një raport që bazohet gjatë tri viteve hulumtim të kryer nga organizata humanitare Oxfam America.

Punëtorët janë duke u munduar t’ia dalin edhe përkundër shkurtimit të pauzës për nevoja themelore të njeriut. Ata kryejnë nevojat fiziologjike derisa punojnë në linjën e prodhimit, duke veshur pelena në orar të punës dhe përmbahen nga pirja e lëngjeve si dhe durojnë dhimbje të mëdha. Por nuk vuan vetëm dinjiteti i tyre, ata janë të rrezikuar nga problemet e ndryshme shëndetësore”, thuhet në përfundim të raportit të publikuar në faqen e kësaj organizate, transmeton Telegrafi.

Ky hulumtim është kryer në gjithë Amerikën, përmes intervistave me ish-punëtorët dhe ata aktual të industrisë së shpendëve, agjentët e tyre, avokatët, profesionistët mjekësorë dhe analistët, si pjesë e një fushate për të evokuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme të punës në industrinë e shpendëve.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...