Mustafa: Do të rritet përkrahja buxhetore për Obiliqin

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, u bisedua për proceset zhvillimore në Obiliq, për projektet si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo Komunë.

Kryeministri ka shprehur përkrahje për punën dhe projektet e Komunës së Obiliqit, duke vlerësuar përkushtimin e kryetarit Gashi dhe Komunës së Obiliqit për adresimin e nevojave të qytetarëve.

Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë që në kuadër të planifikimit të kornizës buxhetore për vitin e ardhshëm dhe në suaza të ndryshimit të Ligjit për Financat Lokale, të sigurohet përkrahje më e madhe për Obiliqin.

“Do të angazhohemi që të rishikohen kriteret e ndarjes së buxhetit për komunat me numër më të vogël të banorëve dhe me territor më të vogël, siç është Komuna e Obiliqit, në mënyrë që të bëhet një ndarje më e drejtë e mjeteve qoftë për investime kapitale, qoftë për fushat tjera të rëndësishme në këto komuna”, tha Mustafa.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e falënderoi kryeministrin për përkrahjen e ofruar.

Gashi foli po ashtu për shqetësimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Obiliqi dhe qytetarët e saj, sidomos me ndotjen e ambientit duke theksuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshje me KEK-un që të financojë disa projekte për komunitetin, në funksion të evitimit të pasojave të ndotjes.

Kryetari i Obiliqit ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë në ndërtimin e shtëpisë së kulturës, si dhe në disa projekte infrastrukturore dhe aspekte tjera.

Kryeministri Mustafa gjatë ditës së sotme ka pritur në takim edhe kryetarin e Parteshit, Dragan Nikoliq, ku është biseduar për proceset dhe zhvillimet në këtë Komunë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U përkujtuan 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën tragjikisht 22 vjet më parë

Sot u bënë 22 vjet nga tragjedia e 14 tetorit 2004, kur 15 maturantë...

Vëllai i Gani Gecit para Gjykatës: Jemi familje shtetformuese, e duam shtetin!

“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese”. Kështu u shpreh Fadil Geci, vëllai i Gani...

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...