“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese”. Kështu u shpreh Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, para mediave në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.
Geci theksoi se, sipas tij, familja e tyre ka kontribuar për shtetin dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Kaçanikut, duke deklaruar se do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.
“ Krejt luftën tonë prej fillimit e kemi bërë për shtetin tonë, për ta mbrojtur Kushtetutën e Kaçanikut, dhe për ata jemi këtu sot, në atë drejtim do të punojmë deri të vdesim. Krejt vuajtjet tona i kemi bërë për shtet. E duam shtetin”, tha Fadil Geci.


