Edhe tri vrasje “nderi” në Pakistan

PUBLIKUAR

Një burrë në Pakistan thuhet se ka vrarë gruan e tij, vjehrrën dhe një kushërirë femër, pas dyshimeve se ato kishin pasur lidhje me një burrë tjetër, njofton policia.

Vrasjet janë bërë me ndihmën e dy pjesëmarrësve të tjerë në zonën Balochni, në provincën lindore të Punjabit, thotë policia.

“Tri gra janë vrarë për çështje të nderit, pasi i akuzuari dyshonte se ato kishin lidhje tjera”, ka thënë shefi i stacionit policor lokal, Mushtaq Ahmad.

Të gjithë të dyshuarit janë në arrati, ndërsa policia thotë se kanë nisur një operacion për kapjen e tyre, transmeton Rel.

Të ashtuquajturat vrasje nderi nga të afërmit meshkuj në Pakistan janë shumë të përhapura, dhe në shumicën e rasteve shënjestrohen femrat për të cilat dyshohet se kanë lidhje jashtë martesore, apo ato që martohen pa miratimin e familjeve të tyre.

Javën e kaluar, policia arrestoi më shumë se dhjetë burra në provincën Khyber-Pakhtunkhva, pasi pleqtë e fshatit autorizuan vrasjen e një vajze adoleshente, e cila thuhet se i kishte ndihmuar një shoqes së saj për të ikur me një djalë e për t’u martuar me të.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...

Kurti: Sot do ta marrim një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, na duhet organizim e strategji kombëtare

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” në...

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...