Për masakrimin e bariut shqiptar, arrestohen pronari e i biri i stanit ku punonte

PUBLIKUAR

Zhvillime të reja ka pasur në çështjen e vrasjes makabre të shtetasit shqiptar, Bledar Terpollari, në fshatin Gliki të Igumenicës.

Organet greke kanë arrestuar mbrëmjen e së martës pronarin e stanit, ku ai punonte, dhe djalin e tij, pasi në banesën e tyre janë gjetur dy kallashnikovë, një pistoletë dhe 9 karikatorë me 180 fishekë.

Deri tani, nga hetimi që po u bëhet, duket se ata nuk kanë lidhje me vrasjen, ndërsa armët janë çuar për ekspertizë që të shihet nëse kanë lidhje me vrasjen.

Sipas mjekut ligjor, Terpollari është qëlluar në fillim me pushkë gjahu në pjesën e qafës dhe më pas i është prerë koka, e cila ende nuk është gjetur.

Burime policore thonë se, kjo shpjegon – sipas tyre, – se autorët që i kanë marrë kokën si provë për vrasje i përkasin një rrjeti ekzekutuesish me pagesë, ose bëhet fjalë për një hakmarrje shqiptare sipas kanunit.

Terpollari kishte vetëm dy muaj që punonte si ndihmës në stanin e këtij fshati./Top – Chanel/.

SHIKO MË SHUMË

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

152 lindje janë realizuar gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës...

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të...