Një vajzë e re nga Limerick i Irlandës, ka dashur të kryejë disa punë në kopshtin ë shtëpisë së gjyshërve të saj.
Por, Maeve Mauvghan që duket se nuk di shumë rreth kopshtarisë, ka pasur problem me bishtalecin që i është ngatërruar në degët e një bime, transmeton Telegrafi.
Në videon e regjistruar nga i dashur saj, ajo dëgjohet duke bërtitur ndërsa tërheqë flokët nga degët e holla.
“A më ndihmon se kam ngecur këtu. Më largo nga këto shkurre”, dëgjohet duke thënë ajo ndërsa provon të largohet.
Video e postuar në Facebook është parë mijëra herë, ndërsa ka marrë edhe shumë pëlqime.


