Shtatë vjeçari nga Janjeva e Lipjanit, po pretendon se mësuesja e tij, Haxhere Demiri, po ushtron dhunë vazhdimisht ndaj tij, madje atë edhe me shkop.
Por këtë po e mohon mësuesja e tij, Haxherja. Ajo thotë se nëna e nxënësit të saj po gënjen dhe se e gjitha sipas saj ka të bëjë me notën që kjo i ka vënë Nazmiut në diktim, njofton Klan Kosova.
Drejtoria e Arsimit në Lipjan nuk është në dijeni të rastit, dhe sipas drejtorit Rasim Hasani, ata tashmë do marrin masa ndaj mësueses nëse akuzat vërtetohen si të vërteta.
FotoIlustrim


