Dita e shkollës në Dobrajë të Lipjanit solli përleshje dhe arrestime (VIDEO)

PUBLIKUAR

Nxënësit e shkollës “Dy Dëshmorët” në Dobrajë të Madhe të Lipjanit u nisën drejt shkollës për të festuar ditën e saj, por ata u kthyen pa festë, njofton Klan Kosova.

Edhe pse drejtori i saj thotë se zyrtarisht dita e kësaj shkolle është 10 maji sipas një vendimi që e ka marr këshilli i saj, kështu nuk po thonë edhe familjarët e dëshmorëve, emrin e të cilëve mban ky institucion arsimor, pasi që sipas tyre kjo ditë është shënuar gjithmonë me 5 qershor.

Megjithatë, fjalët e drejtuesve të shkollës nuk kryen punë, prandaj këtu ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë.

Me kaq, pa aktivitete dhe me pakënaqësi të familjarëve të dëshmorëve mori fund edhe kjo ditë në shkollën e Dobrajës së Madhe.

Kronikë nga Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...