Haziri: Naiti nuk e ka bërë koalicionin, as nuk mund ta prish

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Gjilanit njëherësh edhe nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja Nait Hasanit, i cili tha dje se duhet prishur koalicioni me LDK-në.

Haziri ka thënë se deputeti Nait Hasani nuk mund ta prish koalicionin, ashtu si edhe nuk e ka bërë.

“Nait Hasani nuk e ka bërë koalicionin as nuk mund ta prish atë”, ka thënë shukurt Haziri.

Ndërsa deputeti i PDK-së, në një deklaratë kishte thënë se pas zgjedhjes së Kadri Veselit në krye të PDK-së, ai duhet që ta prishë koalicionin me partinë e Isa Mustafës dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ndryshe, Hasani qe disa herë me radhë është duke u deklaruar kundër LDK-së. Javë më parë, në një intervistë për Gazetën Blic, ai pati thënë se partia më e madhe PDK-ja, nuk duhet të bëjë më koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo deklaratë e tij, pati nxitur reagime jo të pakta nga ana e LDK-së. /GazetaBlic/

SHIKO MË SHUMË

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të...

Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet edhe një armë zjarri në Ferizaj

  Më datën 16.08.2026, rreth orës 19:28, policia në Ferizaj ka pranuar një informatë për...

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...