Një grua nga Kina e cila ishte përleshur me burrin për shkak të disa mosmarrëveshjeve, ka vendosur t’i hakmerret duke i vënë helm në brekë.
Burrit të njohur vetëm si Zheng, organi gjenital ka filluar t’i ‘hahet për së gjalli dhe t’i vyshket’, si pasojë e reaksionit të fortë që ka lëshuar masa toksike, transmeton Telegrafi.
Ai është dërguar me shpejtësi në spital ku e ka kaluar natën në kujdes intensiv, ndërsa më pas ka qëndruar në regjim shtrati sepse kishte probleme në zonën e ndjeshme dhe me frymëmarrje.
Pas hetimeve është gjetur se ai i kishte brekët e zhytura me ‘paraquat’, një helm i rëndë, që shfrytëzohen në bujqësi për vyshkur bimët dhe barishtet e padëshiruara.
Gruaja që mbetet e paemëruar, është dërguar në mbajtje, pasi ka pranuar se e kishte vënë masën helmuese në brekët e bashkëshortit për shkak të mosmarrëveshjeve.


