PDK: Telashet e shkaktuara nga Drejtori e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “ Dy dëshmoret” në fshatin Dobraj bënë që të intervenoj edhe Policia

PUBLIKUAR

Përmes një komunikate sektori i arsimit të PDK-së dega në Lipjan ka hedhur kritika ndaj DKA-së së Lipjanit për shkollën “ Dy dëshmoret” në fshatin Dobrajë, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “ Dy dëshmoret” në Dobraj të Madhe ndodhe edhe kjo që ndërrohet data mbajtjes së ditës së shkollës dhe intervenon policia ku është përdorur edhe sprej, thuhet në komunikatë.
“Telashet e shkaktuara nga Drejtori e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “ Dy dëshmoret” në fshatin Dobraj Adem Hajnuni bënë që të intervenoj edhe policia e Kosovës.
Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “ Dy dëshmoret” në Dobraj të Madhe ndodhe edhe kjo që ndërrohet data mbajtjes së ditës së shkollës dhe intervenon policia ku është përdorur edhe sprej.
Drejtori i shkollës i cili është emruar pa bazë ligjore(që është kontestuar nga Këshilli i Pavarur Mbikqyrës) bënë shkelje të rregulloreve të arsimit, kur për ndrrimin e datës së mbajtjes së shkollës duhet të merret vendim nga këshilli i shkollës dhe të propozohet DKA-Lipjan për miratim,”, thuhet më tjej.
Pasi drejtori me kryeneqësi cakton datën me 10 Maj hasë në revolt nga prindërit, qytetarët, familjarët e dëshmorëve, invalidët, veteranët nëndega në Dobraj, që vije si kundërshtim sepse dita e kësaj shkolle me emërim të ri “Dy Dëshmorët” ka qenë dita e rënjes së deshmorit Lulzim Llugiqi me 5 Qershorit ku si pjësëmarres në këto manifestime ka qenë edhe Kryetari i tanishëm i Komunës.
Më rastin e tentimit të kremtimit të ditës së shkollës nga drejtori sot këta të fundit protestoj në mënyrë të qetë që ti’u tregohet vendimi për heqjen e datës 5 qershor dhe vendimin e ri për datën 10 Maj. E vetmja arsye ishte se vendim nuk kemi pork y ndrshim ka ardhur vëtëm për shkakë të kohës.
Me qense drejtori ndihet i kërcënuar ftohet policia dhe më këtë rast kishte edhe të lënduar nga ana e qytetarëve, thuhet në komunikatë.
PDK thotë se “Ne mendojm se DKA-Lipjan nuk ka politika për një arsimim cilësor, me që arsmimi nga dita në ditë po degradohet duke bërë emrime politike të përsonave të pakualifikuar për drejtor të shkollave.”/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...