A pati incident në protestën e ”Këshillit Opozitar”? Ja faktet (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Protesta e ”Këshillit Opozitar” e organizuar dje në Shkup me moton ”Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci” nuk ishte e qetë. Disa nga protestuesit dhe rendmbajtësit reaguan ashpër ndaj Ziadin Selës kur ai donte të del në reshtin e parë të protestës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në videon e siguruar nga Telegrafi Maqedoni shihen pjesëtarët e ”Këshillit Opozitar” duke u munduar të qetësojnë ata që kishin qëllim të largojnë kryetarin e LR-PDSH nga vija e parë e protestës, në momentin kur para qeverisë fliste Orhan Murtezani nga ”Qendra për Demokraci dhe Zhvillim” dhe njëherësh anëtar i ”Këshillit Opozitar”.

Gazetarja dhe aktivistja e shoqërisë civile Luljeta Ademi për këtë incident thotë ”Isha aty, dhe e pashë me sytë e mi seç ndodhi, nga klithma: “Mos e lini të dal përpara”, e kërcënimet me radhë. Sikur protesta të ishte pronë e dikujt. Ishte e të gjithë neve. Fatmirësisht në turmën e tërbuar dashakeqe kishte edhe koka të ftohta që dinë të shuajnë gjakrat! Nëse bashkoheni do na keni në shumë më shumë seç ishim sot,nëse përçaheni do mbeteni vetëm me simpatizuesit tuaj partiak, hiq më shumë!” thotë Ademi.

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela ka komentuar shkurt për Telegrafi këtë rast ”Polemika me mua nuk ka pas”. Për incidentin ka shkruar edhe Bekim Tateshi, zyrtar i lartë i Lëvizjes për Reforma PDSH.”Sot, nuk u shfrytëzua momenti më ideal për bashkimin e opozitës.” shkruan Tateshi në Facebook.

Administratori i faqes ”Kumanova Sot” në Facebook tha se u sulmua nga personat përgjegjës për sigurinë në protesta. Nga ”Kumanova Sot” thonë se gazetari i tyre është goditur dhe i është rrëzuar telefoni me qëllim pengimin e xhirimit të kësaj situate!. ”Sot në protestën e opozitës shqiptare u perleshen disa aktivist të LR-PDSH dhe Besës për arsye të pa njohura për ne! – Gjatë xhirimit të kësaj video është kërcënuar gazetari ynë duke u goditur, me ç’rast i bie telefoni në tokë me qëllim pengimin e xhirimit të kësaj situate!”

Një ndër aktivistët e rinisë së LR-PDSH, Lavdrim Zendeli në Facebook ka shkruar ”Ne mirë jemi, ju si jeni…??
Ne ishim në protestë, edhe pse këta të pabesët e L.Besa e sulmuan kryetarin disa herë, por ne jemi të vërtetët, ne jemi ata që mbështesim shqiptarët, ne jemi ata që duam bashkim e jo përçarje!!” shkruan Zendeli, në Facebook, ku në të njejtin postim ishte i etiketuar edhe kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela.

Lavdrim Zendeli

Arianit Hoxha nga ”Këshilli Opozitar” për Telegrafi Maqedoni tha ”Nuk ka qenë incident dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë. Kujdestarët e rendit të protestës kanë penguar tentimin për hyrjen në kordon të një grupi të njerëzve dhe sigurimi e ka bërë punën e tyre.” tha Hoxha pas mbajtjes së konferencës për shtyp të ”Këshillit Opozitar”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...