Pacolli godet sërish Mimoza Kusarin

PUBLIKUAR

Pacolli ka theksuar se Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelura e AKR-së edhe pse ka ndikuar negativisht që të ikin njerëz nga partie, e jo të vijnë.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka quajtur të vogël ish zëvendësen e tij, Mimoza Kusari-Lila, pasi jo e fundit i bëri thirrje për të shkuar në partinë e re që ajo dhe deputeti Ilir Deda do ta themelojnë.

“Edhe pa Mimoza Kusarin kemi pasur vota. Ajo mos të më thërret në partinë e saj, sepse ajo është shumë e vogël për mua në këtë rast”, ka thënë Pacolli në RTK.

Pacolli shtoi se Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelura e AKR-së edhe pse ka ndikuar negativisht që të ikin njerëz nga partie, e jo të vijnë.

“Mimoza Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelur në AKR, prej ardhjes së saj asnjë grua nuk ka ardhë në AKR, pos që janë larguar masivisht….95 për qind e asamblistëve në Gjakovë nuk e kanë përcjell Kusari-Lilen, sepse ajo është sjell në mënyrë arrogante”, është shprehur ai.

Mimoza Kusari ka demantuar Pacollin, i cili ditë më parë tha se fushata zgjedhore e Kusarit ka kushtuar miliona euro dhe të gjitha janë paguar nga AKR-ja.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...