Nait Hasani: PDK duhet ta ndërrojë fytyrën (Video)

PUBLIKUAR

Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës edhe njëherë ka kërkuar publikisht që Partia Demokratike e Kosovës të reformohet.

Hasani këtë e ka thënë edhe në Konventën e 7 që është mbajtur në fundjavë, por edhe në INFO BOX të RTV Dukagjinit.

“Ka kaluar koha kur partia e parë aktualisht duhet të identifikohet me fytyra të njëjta, me nënkryetar partishë të njëjtë, por edhe me ministra që përfaqësohen në qeverinë e Kosovës”, ka thënë Hasani.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli, është më stabil dhe më i guximshëm se ish-kryetari Hashim Thaçi.

“Edhe Veselin edhe Thaçin i njoh prej kohës së 90-va. Zoti Veseli ka qenë më i heshtur dhe më operativ, ndërsa Thaçi ka qenë më i hapur dhe më i ekspozuar. Zoti Thaçi jo gjithherë ka mundur t’i realizojë planet e veta, kështu i është dashur ndihma. Unë me sa e njoh Veseli është më i qetë sesa Thaçi, më stabil sesa Thaçi dhe më i guximshëm sesa Thaçi. Kur e merr një punë ai e kryen 100%”, ka thënë Hasani në Info Magazine. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...