Protesta më 14 maj: AAK dhe Nisma presin pjesëmarrje masive, Vetëvendosje konfirmon mospjesëmarrjen

PUBLIKUAR

Ndonëse nuk e kanë përkrahjen e partisë më të madhe opozitare, partia e Ramush Haradinajt – AAK, si dhe ajo e Fatmir Limajt – NISMA, presin që protesta e thirrur nga ta, me datën 14 maj, të jetë masovike.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka theksuar se organizatorët e protestës së 14 majit, AAK dhe Nisma për Kosovën, janë duke i bërë përgatitjet që protesta të jetë sa më masovike.

Sipas tij, kjo protestë do të jetë e madhe, dhe do të jetë në nivelin e protestës së 17 shkurtit e organizuar nga opozita e bashkuar.

“Kjo protestë do të jetë mbipartiake. Nuk do të jetë thjesht protestë e këtyre dy partive”, ka thënë Nitaj.

Ai ka shtuar se nuk beson që rekomandimi për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimi në UEFA do ta zbeh këtë protestë.

“Rekomandimi për liberalizimin e vizave nuk është meritë e politikës, por pjesë e politikës strategjike të Bashkimit Evropian (BE), mos ta lërë Kosovën jashtë familjes evropiane”.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Frashër Krasniqi, parti e cila ka qenë pjesë e të gjitha protestave të bllokut opozitar, ka theksuar për Telegrafin se ata deri me tani i kanë thënë të gjitha për protestën e 14 majit, të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.

Ai ka theksuar se e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre rreth protestës.

“Nuk do të komentojmë më shumë”, ka shtuar Krasniqi.

Ndryshe, më 14 maj, nga ana e partive opozitare AAK dhe Nisma, organizohet protestë gjithëpopullore, përmes së cilës do të vazhdojë kundërshtimi i Demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...