Kryetari i Londrës shkon në punë me autobus, pritet me përshëndetje dhe brohoritje (Foto)

PUBLIKUAR

Kryetari i ri i Londrës, Sadiq Khan, sot, në ditën e parë të tij të punës, drejt vendit të punës së tij ka shkuar me autobus, raportojnë mediat britanike.

Khan, i biri i një shoferi autobusi pakistanez dhe i pari mysliman në krye të qytetit të Londrës, u mirëprit me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.

Ai, në zgjedhjet e javës së kaluar u bë kryetari i ri i kryeqytetit britanik me 57 për qind të votave, një total prej 1,310,143 votash, në krahasim me 994,614 vota të rivalit të tij Zac Goldsmith, multi-milionerit dhe anëtarit të Partisë Konservatore.

Khan, përcjell Telegrafi, deputet i Partisë Laburiste të opozitës, tha në betimin e së shtunës se “nuk do të ketë kryetar i myslimanëve, por udhëheqësi i të gjithë qytetarëve”.

Ai gjithashtu premtoi se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të “bërë një Londër më të mirë”, duke shtuar se do të donte që të gjithë qytetarët e kryeqytetit britanik të kenë të njëjtat mundësi, siç ai i kishte. /Telegrafi/

w1

w2

w3

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...