Lëvdata për shitësen që i doli në ndihmë vajzës me nevoja të veçanta

PUBLIKUAR

Shitësja e një supermarketi në Basingstoke të Britanisë së Madhe, e ka ndihmuar një vajzë me nevoja të veçanta, e cila kishte kriza dhe nuk mund të qetësohej.

Amanda Wilkins, nëna e vajzës me autizëm dhe të verbër, e ka bërë një postim në Facebook, ku e ka lavdëruar shitësen, që i vëri vogëlushes ‘ëndrrën realitet’, transmeton Telegrafi.

“I kam dy fëmijë me çrregullime mentale, dhe dalja për të bërë pazar nuk është aspak e lehtë. Në momentin kur njëra nga vajzat filloi të ketë shqetësime, punonjësja e mori dhe e vuri prapa arkës. Ato i kalonin së bashku produktet nëpër skanerin për pagesë, dhe tingulli që lëshonte, e kënaqi tej mase bijën time”, ka shkruara Wilkins, duke e falënderuar përzemërsisht shitësen e paemëruar.

“Ishte si një ëndërr e kthyer në realitet për Holly-n. Më kënaqi zemrën kjo grua, duke më dhënë shpresë se edhe në ditët e sotme ka njerëz që kujdesen për dikë”.

Ky postim ka marrë mbi mijëra e mijëra pëlqime dhe është shpërndarë me mijëra herë, ndërsa shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, e kanë identifikuar gruan vetëm si Lee, pa dhënë detaje tjera.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...