Ekzekutimi i biznesmenit – ja cili mund të jetë shkaku i konfliktit!

PUBLIKUAR

Hetimi i policisë për ekzekutimin e biznesmenit Shpëtim Shala, 39 vjeç, që qëllua me disa plumba në kokë dhe në trup brenda në mjetin e tij janë përqendruar në tre pista.

Burime policore bëjnë me dije për “Panorama” se grupi hetimor po punon me intensitet të lartë, duke hetuar në të gjitha drejtimet, ndërsa po verifikon të gjithë të kaluarën e viktimës, për të mësuar shkakun e konfliktit.

“Viktima është person i skeduar, pasi më parë është akuzuar për posedim të lëndëve narkotike. Na rezulton se ka pasur probleme me persona të tjerë dhe po verifikojmë çdo pistë, si hakmarrja, larja e hesapeve, konkurrenca në biznes, ndonjë borxh i pashlyer, konflikte për shkak të pazareve me drogën e të tjera pista, po verifikohen të gjitha me shumë kujdes”- thonë burime nga grupi hetimor.

Sipas tyre, “Momentalisht nuk kemi ndonjë provë të fortë mbi shkakun e ngjarjes, ndaj hetimet do t’i shtrijmë në të gjitha pistat”.

Aktualisht janë sekuestruar disa prej kamerave të instaluara pranë vendit ku ndodhi krimi.

Policia nuk bëri të ditur nëse krimi ka lidhje me disa prej vrasjeve të tjera të ndodhura së fundmi në Durrës, ndonëse i ndjeri kishte njohje me disa prej viktimave.

Më herët u tha se Shala ishte përfshirë në një aksident me makinë në sheshin “Taulantia” në Durrës.

Mes tij dhe një djali po nga Durrësi të përfshirë në aksident ka pasur debate.

Shala ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Durrësit. Ai posedonte një plazh privat, në zonën e kallmit dhe restorantin “Batavia”.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...