Zbardhen detaje të reja rreth vrasjes së biznesmenit në Durrës

PUBLIKUAR

Policia e Durrësit ka zbardhur të tjera detaje rreth vrasjes së Shpëtim Shalës, i ekzekutuar mesditën e të dielës në zonën e plazhit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore ndaj 39-vjeçarit është qëlluar 15 herë me kallashnikov, kryesisht në anën e majtë të trupit, çka solli vdekjen e tij të menjëhershme.

Policia bën me dije se Shala disa ditë më parë ka pasur konflikt me një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas policisë nga rindërtimi i skenës së ngjarjes, rezulton se autori i ka dalë në rrugë dhe i ka kërkuar të ndalojë makinën Shalës, transmeton Shekulli.

ShpëtimShala

Dyshohet se 39-vjeçari e ka njohur autorin dhe e ka ndaluar automjetin, por ende pa e hapur xhamin e anës së majtë nga ana e shoferit, autori ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur në vend.

Shpëtim Shala është një emër i njohur për blutë e qytetit bregdetar, pasi rezulton i skeduar më parë për zotërim lëndësh narkotike. I njohur ndryshe si Tim Shala, ai ka qenë pronar i një plazhi privat afër vendit ku u vra.

I ndjeri është marrë edhe me biznesin e lojërave të fatit, duke marrë herë pas here biznese të ndryshme me qira. Policia ka shoqëruar 15 persona, dëshmitarë por edhe të dyshuar për të zbardhur vrasjen e tij.

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...