AAK-ja në Lipjan mobilizohet për protestën e 14 majit

PUBLIKUAR

AAK-ja në Lipjan ka vazhdar takimet me kryesin e nëndegëve në fshatrat e Komunës së Lipjanit për mobilizimin e protestës së 14 majit ku pritët të protestohet në sheshet e Prishtinës Fitim Selimi Kryetar i AAK-së në Lipjan sot ka qëndruar në Rubofc, Mirenë, Resinofc, Rreze, Kroimir, Banullë, Gadime Epërme dhe Dobrajë e Madhe, ku ka pasur takime me struktura të kësaj partie, transmeton LipjaniNews.

Njoftimi nga AAK:

Kryetari i AAK-së në Lipjan z. Fitim Selimi gjatë tërë ditës së sotme ka zhvilluar takime konsultative për mobilizim sa më të mirë me kryesin e nëndegëve të AAK-së ne Rubofc, Mirene, Resinofc, Rreze, Kroimir, Banulle, Gadime Eperme dhe Dobraje e Madhe për Protestën e Madhe të 14 Majit. Gjatë këtyre takimeve është vërejtur interesim i jashtëzakonshëm për Protestën e 14 Majit e cila do të jetë madhështore. Gjatë ditëve në vazhdim z. Selimi do të vizitojë edhe kryesitë e nëndegëve tjera të AAK-së në Lipjan për të pasur një pasqyrë sa më të saktë rreth pjesëmarrësve Lipjanas në Protestën e 14 Majit. AAK-Lipjan – Sektori për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...