Demi iku rrugës për në thertore, por u qëllua me armë në supermarket (Video,+16)

PUBLIKUAR

Në Eggenfelden të Gjermanisë, kamioni që po i dërgonte disa kafshë për në thertore është rrotulluar, duke bërë që disa dema të dalin në liri.

Derisa tetë janë lokalizuar menjëherë, një prej tyre ka arritur të hyjë në një supermarket, transmeton Telegrafi.

Meqenëse është konsideruar si ‘shumë i rrezikshëm’, një polic ka shtënë në të, duke e lënë të ngordhur në vend.

Të njëjtin fat e ka pasur edhe një dem tjetër, të cilin e kanë qëlluar me plumb, meqenëse nuk arrinin ta kapnin.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, po e konsiderojnë këtë si ‘ikjen nga njëri kasap, ndërsa vrasjen nga tjetri’.

Me anë të këtij regjistrimi, po kërkohet të bëhet më shumë, për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...