Avokati Tortevski propozon „Protestoj“ të hap llogari donacionesh për dënimet gjyqësore

PUBLIKUAR

Avokati Aleksandar Tortevski rekomandon se është e domosdoshme të hapet xhirollogari në të cilën qytetarët do të dhurojnë mjete të cilat do të përdoreshin për të paguar dënimet ndaj institucioneve të caktuara, siç është rasti me zyrën e presidentit Ivanov, shkruan Fokus, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I nxitur nga procesi gjyqësor kundër disa demonstruesve nga të cilët u kërkua të kompensojnë dëmin material për kabinetin e Ivanov, në lartësi prej 15 mijë euro, avokati konsideron se është koha që qytetarët në pajtim me mundësitë e tyre të paguajnë një shumë të caktuar në llogarinë, ndërsa ato para në të ardhmen do të përdoreshin për të paguar dëmet, jo vetëm në shembullin e zyrës së presidentit Ivanov, por edhe në raste tjera, përpjekje të radhës të pushtetit që përmes gjyqësisë të tërheq para nga protestuesit, e me këtë ta zvogëlojë këmbënguljen e tyre në rrugë.

– Ja unë marr përsipër të jem i pari që në atë llogari do të fus donacion me qëllim të tregojmë se nuk kemi frikë nga pushteti, që jemi solidarë dhe se asnjë demonstrues nuk do të lihet në baltë“ –  ka thënë Tortevski.

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...