Demantohet dorëheqja e kryetarit dhe nënkryetarit të LHK “Ali Hadri” në Deçan

PUBLIKUAR

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, demanton lajmin rreth dorëheqjes së kryetarit dhe nënkryetarit të LHK-së.

Ja çfarë thuhet në demant:

HISTORIANËT E DEÇANIT : NUK KAN DHËNË DOREHEQJE LOKAJ E IMERAJ

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, pas një informacioni jo zyrtar, sot ka mbledhur në një mbledhje urgjente Kryesinë e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, demanton dorëheqjen e Kryetarit dhe Nënkryetarit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan e Selim Lokaj dhe Shkodran Imeraj.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson me keqardhje se lajmi i plasuar para disa orëve është i pa vërtete dhe ka rrjedhur nga burimi i informacionit i pa autorizuar.

Po ashtu, Kryetari Lokaj dhe Nënkryetari Imeraj e demanton lajmin për hyrjen në politikë dhe në partinë e re të përfolur kohëve të fundit.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson edhe tash por edhe kohë më parë e ka theksuar se ne nuk përkrahim asnjë parti politike apo individë politik.

Ky plasim i lajmit për ne është i papranueshëm dhe ka rrjedhur në një kohë jo të mirë.

Kërkojmë nga ana e mediave se çdo informatë nga ana e jonë rrjedhë nga e-maili i jonë i vetmi zyrtarë [email protected].

Po ashtu mbesim të përkushtuar që të kërkojmë nga organet tona sqarim për këtë plasim të lajmit.

Ne, mbesim të përkushtuar që të vazhdojmë punën dhe aktivitetin tonë në ndriçimin e shumë ngjarjeve të mëdha historike të trevës se Deçanit.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan Selim LOKAJ, kryetari

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...