Kosovës po i kthehen çdo muaj nga 1 mijë emigrantë ilegalë

PUBLIKUAR

Kosova po vazhdon të riatdhesojë mijëra qytetarë nga vendet e Bashkimit Europian, të cilët kanë ikur përmes rrugëve ilegale dy vite më parë, ndërsa ka rënë në zero numri i azilkërkuesve të rinj.

Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme, Valon Krasniqi, ka treguar se rreth 1.000 kosovarë janë duke u rikthyer çdo muaj.

“Nga janari e deri më tani që po flasim janë riatdhesuar rreth 4.000 qytetarë të Kosovës, të cilët kishin kërkuar më herët azil në vende të ndryshme të BE-së. Gjermania vazhdon të kryesojë sërish për nga numri i të riatdhesuarve. Mesatarisht, kthimi mujor është në rreth 1.000 persona”, tha Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Krasniqi ka treguar se, gjatë vitit 2015, Kosova ka riatdhesuar rreth 16 mijë emigrantë, prej të cilëve vetëm nga Gjermania janë kthyer rreth 12 mijë.

E tashmë që vendi ka marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, Krasniqi tha se qytetarët që do të kthehen vullnetarisht mund t’u shpëtojnë kufizimeve për udhëtim pa viza në vendet e zonës “Schengen”.

“Ata që kthehen në mënyrë vullnetare kanë gjasa shumë të mëdha që t’u shpëtojnë penalizimeve të ndryshme, pasojave të ndryshme ligjore, ndër të cilat është edhe ndalesa e hyrjes në zonën ‘Schengen’. Të gjithë kosovarët që kthehen të detyruar nga autoritetet e vendeve të tjera, do ta kenë të ndaluar hyrjen në zonën e lëvizjes pa viza, që në varësi nga vendimi i autoriteteve të shtetit përkatës mund të shkojë deri në 5 vite”, tha më tej Krasniqi.

Kosova ka përjetuar largimin më të madh të qytetarëve që nga paslufta gjatë vitit 2014, kur rreth 100 mijë qytetarë u larguan për pak muaj drejt vendeve të BE-së për të kërkuar azil./tch/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...